LAJMI I FUNDIT:

Garrett: Sfida më e madhe është zbatimi i marrëveshjes me Greqinë

Garrett: Sfida më e madhe është zbatimi i marrëveshjes me Greqinë

Ambasadori i Britanisë Charles Garrett, që mbas disa ditëve do t’i mbarojë mandati, thotë se sfida më e madhe për Maqedoninë është plotësimi i hapave për t’u miratuar marrëveshja me Greqinë e cila garanton zgjidhjen e çështjes së emrit. Kur do të realizohet kjo sfidë, Maqedonia do të jetë më e sigurt në ardhmërinë e saj, deklaron Garrett në intervistën e TV21.

“Tash ka perspektivë, por ka edhe përgjegjësi të madhe. Nuk mund të presim që vendi automatikisht të zhvillohet, duhet shumë punë, dhe vendime të rënda. Nëse themi se tash “me lehtë marrim frymë”, kjo do të thoë që për njerëzit që janë të kyçur në proceset do të kërkohet plotësime të shumë detyrave”, thotë Garrett.

Duke folur për periudhën e kaluar në Maqedoni, ambasadori i Britanisë tha se në fillim, para katër viteve “vendi dukej sikur ta kishte humbur drejtimin. Kishte njëfarë bllokimi, përsëritje të të njëjtit cikël – Qeveria do të vendosë disa reforma, Komisioni Evropian do ta vlerësojë se vendi është i gatshëm për fillim të bisedimeve, dhe më pastaj nuk do të ndodhte asgjë. Këtë cikël vjetor kishte edhe në çështjen e NATO-s – vlerësim se vendi është i gatshëm për anëtarësim, por nuk ndodhte asgjë. Mendoj se bllokimi kishte të bënte me kontestin me Athinën. Tash nuk është kjo pengesë dhe vendi përfundimisht ka mundësi të përparojë. Duhet shumë punë të kryhen, askush nuk thotë se do të shkojë lehtë, por dallimi është i madh”, vlerëson Charles Garrett./Telegrafi/