LAJMI I FUNDIT:

Turqia nuk do ta ndalojë importin e naftës nga Irani

Turqia nuk do ta ndalojë importin e naftës nga Irani

Turqia tha se nuk planifikon të respektojë thirrjen e SHBA-së për të gjitha shtetet që të ndalojnë importimin e naftës nga Irani, duke thënë se kërkesa “nuk është e detyrueshme” për Ankaranë.

“Do t’i respektojmë nëse janë vendime, sanksione të Kombeve të Bashkuara. Përndryshe, do t’i ndjekim vetëm interesat tanë”, tha ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci.

Uashingtoni kërkoi këtë javë nga aleatët që të ndalojnë importet e naftës nga Irani deri më 4 nëntor, në të kundërtën ata do të përballen me ndëshkime, për shkak të sanksioneve që SHBA do t’i vendosë Iranit.


SHBA është tërhequr muajin e kaluar nga marrëveshja bërthamore me Iranin, me të cilën Republika Islamike ka frenuar aktivitetin bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkomëbtare.

“Ne do të tregojmë kujdes, në mënyrë që miku dhe vëllai ynë, Irani, të mos përballet me trajtim të padrejtë”, tha ministri turk Zeybekci, raprton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Edhe India, njëri nga blerësit kryesorë të naftës iraniane, ka thënë se nuk do t’i respektojë sanksionet e SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Kalo në kategori