LAJMI I FUNDIT:

Rritet niveli i ujërave në Maqedoni

Rritet niveli i ujërave në Maqedoni

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se gjatë kësaj jave janë rritur rrjedhat e ujërave në krahasim me mesataren për muajin qershor, në lumenjt Pçinja, Vardar, Bregallnica dhe “Crna Reka”.

Nivel më të ulët në krahasim me mesatarin për muajin qershor kanë lumi Vardar në Jegunovcë, lumi Treska në Makedonski Brod, lumi Kriva Reka në Kriva Pallankë dhe Drini i Zi në Llozhani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Niveli i Liqenit të Ohrit është dy centimetra mbi mesataren e lejuar, ndërsa Dojrani është tetë centimetra mbi mesataren e lejuar për rrjedhën e ujërave./Telegrafi/