Analisti Artan Murati ka thënë sot se në dy ditët në vijim do vendoset shumë për fatin e shteteve të Ballkanit dhe integrimit të tyre në Bashkimin Evropian, përfshi këtu edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Murati thekson se sa i përket Kosovës, ka shumë mundësi që çështja e vizave të mos diskutohet deri pas zgjedhjeve të reja për Parlamentin Evropian, që mbahen në maj të vitit 2019, dhe kjo kryekëput për arsye politike.
Lexoni të plotë postimin e Muratit në Facebook:
“Nesër dhe pasnesër do të vendoset shumë për fatin e shteteve te Ballkanit dhe integrimit të tyre në BE, përfshi këtu procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Më 28 dhe 29 qershor do të mbahet samiti i radhës i BE-së, ku marrin pjesë liderët e shteteve anëtare. Paraprakisht, General Affairs Council, i cili koordinon punën e Këshillit Evropian, ka mbajtur takim në Luksemburg dje, ku ka diskutuar disa nga çështjet kryesore sa i përket Ballkanit Perëndimor.
Sa i përket Kosovës, në bazë të takimit të djeshëm, ka shumë mundësi që çështja e vizave të mos diskutohet deri pas zgjedhjeve të reja për Parlamentin Evropian, që mbahen në maj të vitit 2019, dhe kjo kryekëput për arsye politike. Disa shtete po frikësohen se me liberalizimin e vizave për shtetet tjera në këtë periudhe, mund të ndikohet në rritjen e subjekteve politike të ekstremit të djathte me politika anti-migracion.
Edhe njëherë u dëshmua që shtetet mos-njohëse në BE nuk janë problemi jonë kryesor. Në fakt, janë shtetet mike të Kosovës, si Franca e deri diku edhe Gjermania e Holanda, që kanë pikëpyetjet më të mëdha në këtë proces. E çuditshme kjo!
Kur jemi te Kosova, GAC ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, dhe ka përmendur një seri pakënaqësish, si p.sh zbatimin e ngadaltë të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), tentimin për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, deportimin e 6 shtetasve turq si dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Thënë shkurt, viti 2018 jo domosdoshmërish mund të jetë viti i liberalizimit të vizave, edhe pse ka shanse teorike dhe reale për një të tillë. A do të ndodhe një gjë e tillë, tani varet direkt nga lobimi i Kosovës dhe ajo se a mund t’i bindim evropianët që 1.7 milion banorët e Kosovës nuk do ta destabilizojnë BE-në, e as nuk do ta ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Normalisht, kjo mund të ndodhë tek pasi të marrim vlerësim pozitiv se e kemi luftuar korrupsionin në mënyrën e duhur!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë