LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për lëndën “Trajektorja” do të vazhdojë më 4 korrik

Gjykimi për lëndën “Trajektorja” do të vazhdojë më 4 korrik

Me dëgjimin e pjesës tjetër të audio bisedave, “bombat” e popullarizuara, seanca për lëndën “Trajektroja” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) do të vazhdojë më 4 korrik.

Në Gjykatën Penale sot, pas pauzës, janë lëshuar bisedimet të cilat PSP-ja i ka shfaqur si fakte, kurse inçizimet janë të periudhës kohore janar 2013.

Në pjesë të bisedimeve, ku në shumicën dërmuese ishte ish Ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski janë dëgjuar informacione rreth procedurës të dokumentacionit për Tender për ndërtimin e autostradës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër për të cilën ambasadori i Maqedonisë në Kinë, Oliver Shambevski i’a qartëson Janakieskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në bisedimet janë dëgjuar dhe protokolli për dokumentimin e kredisë së madhe nga Banka Kineze për ndërtimin e austradës.

Në lëndën “Trajektorja” të dyshuar janë ish Kryeministri Nikolla Gruevski, ish Zv. Kryeministri Vlladimir Peshevski, ish Ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakieski dhe ish drejtori për rrugë shtetërore, Ljupço Geirguevsju, se në vitin 2012/2013 kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare në zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e rrugës deri në Shtip dhe Ohër, duke dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 150 mijë euro./Telegrafi/