LAJMI I FUNDIT:

Mogherini takon Vuqiçin

Mogherini takon Vuqiçin

E plotësuar: Ka nisur takimi ndërmjet Përfaqësueses se BE’së, Frederika Mogherini dhe Presidentit serb Aleksander Vucic, në kuadër te dialogut Kosove-Serbi.

Lajmi e ka bërë të ditur Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijancic.

Ky takim po zhvillohet në kuadër të takimit të parë të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.


Takimi Thaçi – Vuçiq pritet të fillojë në ora 15:15

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, janë duke qëndruar në Bruksel, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Takimi i tyre mësohet se do të fillojë nga ora 15:00.

Thaçi para disa ditësh ka thënë se një nga temat që do të diskutohet në këtë takim është edhe demarkacioni me Serbinë.

Ndërkaq paralajmërimi se demarkimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë pjesë e dialogut të Brukselit, ka bërë që opozita ta quaj të rrezikshme një opsion të tillë.

Kjo për faktin se do të mund të bëheshin pazare me territorin e vendit, ashtu siç janë bërë me marrëveshjet tjera në dialogun e deritashëm.

Ndryshe, Thaçi dhe Vuçiq po takohen që dy herë brenda një viti teksa pritet të Vuçiq fillimisht të mbajë një takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Frederica Mogherini dhe pastaj të takohet me delegacionin e Kosovës.

Udhëheqja e dialogut nga Thaçi ka qenë në qendër të kritikave të opozitës kosovare, sipas së cilës Presidenti Thaçi nuk është i mandatuar për këtë gjë./Telegrafi