Tërheqja e investimeve të huaja në Kosovë duhet të bëhet përmes ofertave dhe mundësive konkrete për palët e interesuara.
Kështu u tha në takimin që përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës patën me përfaqësuesit e AKP-së, në të cilin u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit dhe sigurimi i informacioneve të nevojshme në lidhje me tokat që AKP ka në dispozicion për investitorët dhe palët e interesuara.
Kryetari i OAK-ut, Skënder Krasniqi, tha se gjatë takimeve që Oda e Afarizmit të Kosovës është duke mbajtur me investitorë vendorë dhe të huaj është duke parë mundësinë e tërheqjes së tyre në Kosovë dhe për të bërë një gjë të tillë nevojitet t’iu prezantohen ofertat dhe mundësitë konkrete palëve të interesuara.
Ai po ashtu tha se OAK-ut i nevojitet informatë konkrete nga AKP-ja në lidhje me sipërfaqet që kjo agjenci i ka dispozicion në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë sipërfaqet bujqësore dhe objektet.
Ndërsa, drejtori për Koordinim Rajonal pranë Agjencisë Kosovare të Privatizimit Petrit Ibraj theksoi se problematikë kryesore janë kufizimet që janë të rregulluara me udhëzimet e brendshme kur kohëzgjatja e kontratave të qiradhënies është vetëm 6 muaj deri në 1 vit maksimumi, pasi ligji nuk e lejon ndryshe.
Ai tha se AKP ka një listë të aseteve të pa shitura ku përfshihen edhe tokat bujqësore, dhe informatat e nevojshme do të përcjellin tek OAK.
Me këtë rast OAK do të krijojë një pikë kontakti me sektorin e AKP-së, ku të gjithë anëtarët do të mund të drejtohen me kërkesat specifike dhe do të sigurohet një përgjigje e shpejtë.
Ibraj theksoi se sipas vendimeve të bordit, AKP-ja nuk mund të negociojë direkt me investitorë, por me kërkesën e investitorit, sipërfaqen apo objektin e caktuar, brenda një afati dymujor mund ta vendos në valën e privatizimit.
Ndryshe, gjatë këtij takimi OAK dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit u pajtuan që të ofrojnë mundësi bashkëpunimi reciprok mes të dyja palëve. /Telerafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë