Në një takim të Këshillit të Atlantikut, ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Mass deklaroi se mbështet hapjen e kushtëzuar të negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë.
Stabiliteti duhet të jetë prioritet për politikën e jashtme evropiane. Kjo vlen veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse BE nuk arrin të avancojë në procesin e integrimit me këto vende – dhe ne po diskutojmë këtë çështje aktualisht – do të ketë pasoja fatale. Për një kohë të gjatë, fuqitë e tjera – Rusia, Kina, vendet e Lindjes së Mesme, që do të thotë, shtete me një ide krejtësisht të ndryshme për rendin dhe stabilitetin sesa ato të përqafuara nga ne në Evropë – kanë kërkuar ta mbushin këtë boshllëk”, deklaroi Maas, transmeton ATSH.
”Natyrisht, integrimi në BE varet nga vendet që përmbushin kritere të përcaktuara qartë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim. Fokusi është në demokracinë liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Disa vende kanë bërë progres të kënaqshëm në këto fusha”, shtoi ai.
Sipas tij, Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të dukshëm duke kryer reforma ambicioze në gjyqësor.
Kjo është arsyeja pse ai thotë se ka shprehur mbështetje në hapjen e kushtëzuar të bisedimeve të pranimit me këto dy vende (Maqedonia dhe Shqipëria.)
“ Nëse prishin perspektivën e tyre të integrimit, të gjitha reformat që kanë nisur do të zërohen”, ka thënë ai. “Përveç guximit për t’u bashkuar, BE-ja ka nevojë për instrumentet e duhura për të zbatuar këto politika në praktikë. Një pjesë e realitetit të ri transatlantik nënkupton se ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë, sepse nuk mund të mbështetemi më në anën tjetër të Atlantikut për të bërë një gjë të tillë për ne. Kemi nevojë për Bashkim të vërtetë Evropian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Mass.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj