LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Nuk ka njeri që kujdeset për deputetët më shumë se unë

Haliti: Nuk ka njeri që kujdeset për deputetët më shumë se unë

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, gjatë një debati me deputetët, ka thënë se “nuk ka bir none” që është më i kujdesshëm me deputetët më shume se ai.

Këto komente Haliti i ka bërë në foltoren e Kuvendit ku ka thënë se “nuk ka bir none që i këqyr 120 deputetë dhe ia bën qefin gjithsecilit prej tyre më shumë se unë”.

Ndryshe, seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me gjysmë ore vonesë në mungesë të kuorumit.


Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara. /Telegrafi/