Në konferencën për shtyp të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në të cilën kryeministri Zoran Zaev tregoi detajet nga bisedat telefonike të realizuara me kryeministrin grek, Alexis Tsipras për detajet përfundimtare në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Sot si asnjëherë më parë jam i mbushur me shpresë për të ardhmen e Maqedonisë. Këtë ardhmëri mund ta shohim në horizont, si pjesë e familjes evropiane. Shoh optimizëm, mundësi që duhet të shfrytëzohet, me guxim. Të nderuar qytetarë, kemi zgjidhje historike, duke e zgjidhur këtë çështje e forcojmë miqësinë me Greqinë, si asnjëherë më parë. Me këtë marrëveshje krijojmë mundësi për perspektivë evropiane për qytetarët e këtij vendi. Me këtë e përforcojmë identitetin e Maqedonisë, popullin maqedonas, gjuhën maqedonase. Nuk ka më IRJM, kemi zgjidhje që pranohet nga të gjithë, nga Greqia, nga bashkësia ndërkombëtare.” tha kryeministri Zaev.
Zaev vazhdoi duke thënë se ka emër të definuar qartë, për përdorim të përgjithshëm, Maqedonia Veriore, kombi është maqedonas, gjuha maqedonase, pa fusnotë, me amendament specifik, duke shtuar se Greqia ka dërguar letër në OKB me të cilën hapen rrugët e Maqedonisë për datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE-në, dhe ftesë të drejtpërdrejtë për anëtarësim në NATO.
“Në shtator do të mbahet referendum, ku qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre, duke thënë “PO, për Maqedoninë. Kthim prapa nuk ka, krahë për krahë me partnerët evropian, anëtarësi në NATO, gjë që garanton investime të reja nga dhe anëtarësi në BE që garanton kushte më të mira, standard më të lartë jetësore për qytetarët tanë.”, shtoi Zaev.
“Bëj ftesë për bashkim për çështjet kyçe të vendit, bëj ftesë deri te presidenti Ivanov, kjo është përgjegjësia jonë ndaj qytetarëve të Maqedonisë.”, përfundoi kryeministri Zaev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ballkani i Hapur”, BDI: VLEN premtuan largimin nga kjo nismë, mirëpo sot nuk ndahen nga OBRM-PDUKM-ja dhe ZNAM-i
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Pagesa më të lira në banka – hyrja e Shqipërisë në SEPA, vitin e parë kursehen 20 milionë euro
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë