LAJMI I FUNDIT:

Solli në jetë vajzën dhe u bë alergjike në ujë: Nëna që nuk guxon të pastrohet, kur bie shi duhet ta mbulojë trupin (Foto)

Solli në jetë vajzën dhe u bë alergjike në ujë: Nëna që nuk guxon të pastrohet, kur bie shi duhet ta mbulojë trupin (Foto)

Një nënë e cila është bërë alergjike në ujë që kur solli në jetë fëmijën, duhet tërësisht ta mbulojë trupin sa herë që bie shi.

Sherel Farugia nga Kardifi është vetëm një nga 35 personat në mbarë botën që vuajnë nga ky çrregullim i rrallë, por që i cili sipas saj i ka shndërruar jetën në makth, transmeton Telegrafi.

Sherel nuk guxon të qëndroj vetëm në shtëpi kur pastrohet, pasi ekziston rreziku të pëson shok. Në nëntor të vitit të kaluar kishte lindur vajzën Willow, por gjashtë javë pas lindjes iu shfaq një shenjë e madhe në trup sa herë që pastrohej.


Dhe kështu mjekëve u janë dashur plotë tre muaj që ta zbulojnë se vuan nga çrregullim i rrallë që zhvillohet shpejt nëse lëkura ka kontakt me ujin.

Për këtë lloj alergjie nuk ekziston kurrfarë lloj ilaçi, kurse mjekët besojnë se është e lidhur me hormonet e Sherilit që i ndërruan pas lindjes së vajzës.

“Afro gjashtë javë pas lindjes së vajzës, vërejta se më kruhej lëkura sa herë që pastrohesha. Në fillim mendova se ishte reaksion i sapunit që përdorja, por më pas mendova se mund të jetë temperatura e ujit”, ka deklaruar ajo.

Sherel ka pranuar se si ishte munduar të pastrohet me ujë të nxehtë, ftohtë më pas të kombinuar, por çdo herë lëkura e saj reagonte njëjtë.

“Jam munduar gjithçka të ndryshojë, por kurrfarë ndryshimi pozitiv nuk ka pasur. As që e kisha menduar se jam alergjike në ujë, pasi nuk e dija se diçka e tillë ekziston”, ka shtuar ajo.

Kjo nënë e re kishte rënë në depresion pas lindjes së vajzës, ku si pasojë u shfaq edhe alergjia në ujë.

“Kam përjetuar momente të rënda, isha shumë afër vetëvrasjes. Nuk mund të ngrihesha nga shtrati e as të dilja nga shtëpia, frikësohesha se diçka mund t’i ndodh vajzës time”, ka shtuar ajo.

Megjithatë, edhe përkundër gjendjes së saj shëndetësore, ajo vazhdon të pastrohet çdo ditë, por gjithmonë mundohet të tregohet e kujdesshme sa qëndron në kontakt me ujin.

“Mundohem që shpejt ta thaj lëkurën, por ky proces nganjëherë zgjat deri në 30 minuta. Gjithmonë dikush duhet të jetë me mua në shtëpi që të mos pësoj shok”, ka shtuar kjo nënë e pafat.

Por, për fat të mirë Sherel mund të konsumon ujë, pasi nuk ndikon negativisht kur janë në pyetje organet e brendshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trendi i

Trendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin

Virale
Tigri siberian 'shkatërron' portën e një fermeri, bëhen virale pamjet ku fshatari për pak i shpëton sulmit nga kafsha

Tigri siberian 'shkatërron' portën e një fermeri, bëhen virale pamjet ku fshatari për pak i shpëton sulmit nga kafsha

Virale
Përmbyset kamioni me mijëra kanaçe në rrugën e Arizonës

Përmbyset kamioni me mijëra kanaçe në rrugën e Arizonës

Fun
Gjërat që nuk i keni ditur për “Tom & Jerry”

Gjërat që nuk i keni ditur për “Tom & Jerry”

Interesante
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Fun
Kryeministri kanadez kërcen në koncertin e Swiftit - Truedau shihet duke u argëtuar në maksimum

Kryeministri kanadez kërcen në koncertin e Swiftit - Truedau shihet duke u argëtuar në maksimum

Interesante
Kalo në kategori