LAJMI I FUNDIT:

Transporti elektrik, alternativë për mbrojtje nga ndotja në Maqedoni

Transporti elektrik, alternativë për mbrojtje nga ndotja në Maqedoni

Si zgjidhje konkrete kundër ndotjes së ajrit organet dhe institucionet në vend shohin veturat eletrike dhe mjetet tjera transportuese elektrike. Nga Qyteti i Shkupit thonë se po punojnë në ndërtimin e infrastrukturës për përdorimin efikas të këtyre veturave. Të tilla në vend janë rreth 50.

Deri tani në hapësirat publike janë vendosur 5 mbushës eletkrikë të këtyre veturave dhe deri në fund të këtij viti parashikohet, në qytetin e Shkupit, të vendosen edhe 30 mbushës. Në Shkup për momentin kemi 40-50 vetura elektrike. Gjithashtu edhe me përfundim e procedurave teknike të blerjes kah fundi i vitit ose fillimi i vitit të ri, Ndërmarrja e Higjienës Komunale do të ketë mjetet e saj pastruese elektrike – deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Zv.ministri i ekologjisë, Jani Makraduli theksoi se nevojiten masa konkrete të cilat sjellin zgjidhje dhe jo masa populiste. Ndër masat tjera ai përmendi edhe ndërrimin ose riparimin e veturave të zakonshme me vetura ekologjike.


Zgjidhja është te blerja e veturave të reja, mjete të reja transportuese, elektrovetura, elektrotaksi, elektroautobus por edhe masa siç janë transport i kombinuar, stimulimi për të ecur në këmbë dhe vozitja e bicikletave.12.26 Të prezantohen subvencione për veturat elektrike, uljen e TVSH-së sepse veturat elektrike janë të shtrenjta – deklaroi Jani Makraduli, zv/ministër për Ambient dhe Planifikimit Hapësinor.

Problematik tjetër mund të jetë edhe menaxhimi i energjisë elektrike, në rast të blerjes në masë të veturave elektrike. Megjithatë Shtefan Peter nga EVN-ja tha se vendi është larg nga ajo problematikë. Nga Qeveria janë të vetëdijshëm për koston e shtrenjtë të veturave elektrike por zv. kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev tha se është e nevojshëm stimulimi i qytetarëve për blerjen e këtyre mjeteve transportuese edhe atë nëpërmjet masave dhe subvencionimit. Parkim gjatë kohës së mbushjes dhe vet mbushja me energji e këtyre veturave është pa pagesë. Gjithashtu nga organet kërkohet që edhe pagesë rrugore për to të jetë falas. /Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori