Në dy ditët e fundit në rrugët e Kosovës ndodhën dy aksidente të rënda komunikacioni, ku humbën jetën gjashtë persona. Kjo ka bërë që Policia e Kosovës të dalë me një apel për pjesëmarrësit në trafik, duke kërkuar kujdes më të madh dhe respektim të rregullave dhe shenjave të komunikacionit.
“Referuar shtimit të numrit të aksidenteve me pasoja fatale, veçanërisht dy rasteve të fundit të aksidenteve (vetë-aksidenteve) tragjike në trafikun rrugor, njëri në rajonin e Ferizajt (08.06.2018) dhe tjetri gjatë natës së mbrëmshme (10.06.2018) në rajonin e Pejës, ku në të dyja rastet kanë humbur jetën gjashtë (6) persona, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti tek drejtuesit e automjeteve që të rrisin nivelin e vetëdijes, të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën e tyre gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, sepse me veprimet e tyre, jo vetëm që po rrezikojnë jetët e tyre, por po rrezikojnë edhe jetët e pjesëmarrësve të tjerë në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, njofton Telegrafi.
Duke parë që të dyja rastet e lartë përmendura janë vetë-aksidente të shkaktuara, kërkohet nga drejtuesit e automjeteve në veçanti që për të evituar rastet e tilla, të respektojnë dispozitat ligjore, sinjalistikën rrugore, t’i përshtaten kushteve të rrugës, të mos drejtojnë automjetet derisa janë në ndikim të lodhjes, gjumit apo nën ndikim të alkoolit, t’i shmangen përdorimit të telefonit gjatë ngasjes si dhe veprimeve tjera që mund të shkaktojnë rrezik dhe pasiguri gjatë drejtimit të automjetit.
“Humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet një përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive”.
Në kumtesë thuhet se njësitet policore vazhdojnë të monitorojnë dhe të menaxhojnë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat që parasheh ligji në trafik, masa ndëshkuese ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen në vazhdimësi me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veqanti këtyre me pasoja fatale.
“Policia e Kosovës përveç detyrave aktive në mbajtjen rendit dhe zbatimin e ligjit, angazhime intensive me zyrtarët e saj ka edhe në menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe në baza ditore shqipton rreth (1000) një mijë tiketa për kundërvajtje në trafik, prapë se prapë situata në trafikun rrugor mbetet shqetësuese dhe kërkon qasje serioze nga të gjithë, si dhe ndërmarrje të veprimeve efektive për vetëdijësim me qëllim të parandalimit të humbjes së jetëve njerëzore”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/
Foto: Arkivi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë