LAJMI I FUNDIT:

SHBA “nuk do ta lejojë Iranin” të zhvillojë armë bërthamore

SHBA “nuk do ta lejojë Iranin” të zhvillojë armë bërthamore
epa06754195 US Secretary of State Mike Pompeo delivers remarks on 'After the Deal - A New Iran Strategy', at the Heritage Foundation in Washington, DC, USA, 21 May 2018. EPA-EFE/MICHAEL REYNOLDS

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se Uashingtoni nuk do ta lejojë Iranin të zhvillojë armë bërthamore, pasi Republika Islamike tha se planifikon të rrisë kapacitetin e pasurimit të uraniumit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i bëri këto komente në Twitter duke shtuar se Irani “është i vetëdijshëm për vendosmërinë” e SHBA-së.

Këtë javë, Irani tha se ka nisur procesin për rritjen e kapacitetit të tij për pasurimin e uraniumit, në rast se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 kolapson.


Më këtë marrëveshje me gjashtë fuqi botërore, Irani është pajtuar të frenojë aktivitetin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare, raporton Rel.

Por, muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga traktati, duke rrezikuar mbijetesën e tij.