Në Bashkimin Evropian thonë se takimi i radhës ndërmjet Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e bisedimeve mbetet në dorën e palëve negociatore.
“Bashkimi Evropian vepron si një lehtësues në bisedime. Është në dorën e palëve të bien dakord për përmbajtjen, shpejtësinë, hapat e ardhshëm, formatin dhe afatet kohore të bisedimeve. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryenegociatorët nga të dyja palët dhe do të vazhdojmë diskutimet tona në Bruksel sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Bashkimit Evropian në Bruksel, për Zërin e Amerikës.
Ekipet teknike të Prishtinës e Beogradit ishte planifikuar të takoheshin gjatë kësaj jave për të vazhduar bisedimet që pastaj do t’i hapnin rrugë një takimi ndërmjet dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiq.
Por, ekipi negociator i Prishtinës ka shprehur pakënaqësi me zyrtarët e Bashkimit Evropian për caktimin e temave në bisedimet teknike.
Zyrtarët e Kosovës e kritikuan Bashkimin Evropian për siç thuhet, favorizim të temave që janë përparësi për Beogradin siç është çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar që temë e bisedimeve të jetë energjetika, një çështje kjo që vazhdon të mbajë të bllokuar Kosovën në integrimin e rrjetit të saj në rrugët energjetike rajonale dhe evropiane.
Kosova e Serbia po hyjnë në një periudhë përfundimtare të bisedimeve për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Por, një nga sfidat në Kosovë mbetet krijimi i një konsensusi të përgjithshëm, pasi çdo marrëveshje e arritur do të duhej të ratifikohej në Parlamentin e Kosovës.
Qeveria e Kosovës tërhoqi sot nga rendi i ditës në parlamentin e Kosovës, platformën për bisedime me Serbinë, me qëllim që siç u tha t’i jepet hapësirë gjetjes së një konsensusi më të gjerë politik.
“Krejt kjo bëhet në mënyrë që t’i hapim kohë dhe hapësirë ndërtimit të një konsensusi sa më të gjerë kombëtar dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtejshme”, tha ministri Skender Reçica, i cili lexoi një letër të kryeministrit Haradinaj.
Tërheqja pasoi, kundërshtimin partive opozitare në parlament të cilat u shprehën kundër platformës së qeverisë në përmbajtje por edhe kundër rolit udhëheqës të këtyre bisedimeve nga presidenti Hashim Thaçi.
Me gjithë kundërshtimet e partive në parlament për mënyrën e udhëheqjes së bisedimeve, presidenti Thaçi do të mund të zhvillojë takimet e ardhshme, mbase brenda këtij muaji.
Por, çështja më e debatueshme është se cilat do të jenë kompromiset që duhet t’i bëjnë të dyja vendet në mënyrë që ky proces të përmbyllet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë