LAJMI I FUNDIT:

Mavraganis: Grekët e Pavarur nuk do ta mbështetin marrëveshjen për emrin

Mavraganis: Grekët e Pavarur nuk do ta mbështetin marrëveshjen për emrin

Zv. ministri grek për transport dhe lidhje, Nikos Mavraganis deklaron se Shkupi është një shtet i vogël sot, por të nesërmes nuk i dihet.

Ai është anëtar i partisë Grekët e Pavarur, grupim që vazhdon të mbetet në qëndrimin kundër një emri të përbërë, ku përfshihet termi “Maqedonia”.

Mavraganis shprehet se partia e tij nuk do ta mbështet një marrëveshje të tillë, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për një obsesion për emrin, por është rezultat i bindjes së thellë ndaj çfarëdo irredentizmi nga Shkupi, që sot është shtet i vogël, por nesër mund të ndryshojë.


Sipas tij, në vitet e 40-ta, 50-ta, 60-ta, askush nuk priste një zhvillim të këtillë, prandaj insistohet në pozicionin që mbajnë që të mos e votojnë marrëveshjen./Telegrafi/