LAJMI I FUNDIT:

Giannakopoulos: Askush nuk ka kërkuar që bisedimet të fillojnë nga e para

Giannakopoulos: Askush nuk ka kërkuar që bisedimet të fillojnë nga e para

Mesazhi se Athina po pret “hapin vendimtar” nga Shkupi, edhe njëherë e përsëriti zëdhënësi dhe ministri i qeverisë greke pa resor Dimitris iannakopoulos në një intervistë për Radion Greke 247, por shtoi se në këtë moment askush nuk po kërkon hapjen e negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi në fazën përfundimtare. Tani, në qoftë se ka disa detaje të parëndësishme që mund të shkojnë në njërën palë ose tjetër, nuk po ndodhë aspak hapja e negociatave me një cikël të ri. Përkundrazi, ju thashë se ajo që presim në këtë moment është një hap vendimtar nga udhëheqja e IRJM-së, thotë Giannakopoulos.

Një zëdhënëse për qeverinë greke dhe ministrin pa portofol shpjegoi se “negociatat në nivel të ministrave të jashtëm rezultuan në skicimin e marrëveshjes”. /Telegrafi/