Mbi 500 kërkesa të qytetarëve për kompensimin e dëmeve që shkaktuan tërmetet dy vitet e kaluara, kanë hasur në vesh të shurdhër. Familjarët pretendojnë se u takon dëmshpërblim për pasojat e fatkeqësisë natyrore, por thonë se ende asnjë masë nuk është ndërmarrë nga institucionet. Madje disa prej tyre ankohen për anashkalimin e tyre nga komisionet për vlerësim.
Fatin e tillë e ndanë edhe familja Bogoevski nga Shkupi. Kryefamiljari tregon se si është i detyruar që nga pensioni i tyre simbolik, të ndaj të holla për sanimin e plasaritjeve dhe shembjeve të fasadave brenda dhomave ku jeton m bashkëshorten, si pasojë e tërmetit të fuqishëm prej 5.2 shkallësh të Rihterit, që dridhi Shkupin më 11 shtator të vitit 2016.
“Askush deri tani nuk ka ardhur që ti sheh dëmet. Ju jeni të parët që po vini këtu. Të gjitha i paguajmë vetë. Nuk na ka dhënë askush asgjë. I kemi mbuluar të gjitha të plasariturat dhe dëmet e shkaktuara. Dëme kemi pasur mjaftueshëm, kemi paguar rreth 20 mijë denarë mjeshtrit që e kanë rregulluar murin brenda. Për na si pesnioner kjo shumë parash është e lartë”, thotë Millorad Bogoevski, qytetar i dëmtuar.
Nga Qyteti i Shkupit u distancuan nga ky rast duke drejtuar gishtin kah Qendra për Menaxhim me Kriza dhe nga komunat ku ka pasur dëme. Komunat gjithashtu thonë se detyra e tyre ka qenë vetëm locimi i dëmeve dhe se me procedura e mëtutjeshme i takon Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Qeverisë. Nga kjo e fundit thonë se Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve ka bërë vetëm vlerësim ndërsa për dëmshpërblim ndaj fatkeqësive natyrore nuk parashihet obligim ligjor.
“Komisioni për Vlerësim i përbërë nga anëtarë të organeve komunale, qendrore dhe sizmolog vetëm kanë bërë vlerësimin e objektit, ndërsa dëmshpërblim do të marrin vetëm ata që pronat e tyre i kanë pasur të siguruara. Roli i Qendrës për Menaxhim me Kriza në këtë procedurë ka qenë vetëm paraqitja e rasteve ku ka pasur nevojë për vlerësim. Ne si institucion dhe Komisioni për Vlerësim e kemi obligim vetëm që të bëjmë vlerësim nëse objekti i punës ose i banimit, vazhdon të jetë i sigurt për strehim pas tërmetit ose fatkeqësisë”, thonë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave.
Dy vitet e kaluara në Maqedoni janë regjistruar më shumë se 1000 tërmete, ku më të fuqishëm ishin ata me epiqendër në kryeqytet dhe në Ohër me 5.3 dhe 5.5 ballë, të cilat fatmirësisht kaluan vetëm me dëme të materiale./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë