LAJMI I FUNDIT:

Sabri dhe Ermal Fejzullahu nuk i përmbajnë lotët, historia që preku babë e bir

Sabri dhe Ermal Fejzullahu nuk i përmbajnë lotët, historia që preku babë e bir

Të ftuar specialë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për prindërit që vite më parë kishin humbur djalin e tyre të vogël në një aksident rrugor ishin Sabri dhe Ermal Fejzullahu.

Ata nuk kishin hezituar për të ardhur në program kur ishin njohur me historinë e kësaj familjeje. Gjatë rrëfimit të historisë në studio nga Arbana Osmani, dy këngëtarët e dashur për publikun nuk arritën t’i përmbanin lotët.

Madje edhe vetë moderatorja e programit pranoi që kjo ishte një ndër letrat më të dhimbshme që kishte lexuar ndonjëherë.


Sabriu dhe Ermali të dy të emocionuar dhe me lot në sy iu drejtuan prindërve me këto fjalë “Jeta është ndonjëherë shumë e mirë dhe shumë e keqe. Çfarë të vijë prej Zotit mirë se të vijë. Tani ju keni vajzat dhe këto kanë nevojë që ju t’i dhuroni dashuri. E dimë që është e vështirë, por ju jeni të rinj dhe keni jetën përpara. Dera e shtëpisë së Ermalit dhe e imja është e hapur për ju në çdo moment”.

Kur Ermali filloi të fliste nuk mundi t’i përmbante dot emocionet. Ai madje kërkoi falje që nuk po i përmbante lotët dhe i tha prindërve “Më vjen shumë mirë që takova dy vajza shumë të edukuara, një meritë që i takon dy prindërve. Ajo që dua t’i them është që të bëhen të fortë dhe të qëndrojnë stoik siç i ka hije malsorëve”.

Sabri dhe Ermal Fejzullahu për t’i bërë të lumtur prindërit i dhuruan një udhëtim në Greqi. Në fund për herë të parë babë e bir kënduan në dy versione këngën “Fshatarja ime”.

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Kalo në kategori