LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Nuk është duke u hetuar Vlora Çitaku

Prokuroria: Nuk është duke u hetuar Vlora Çitaku

Prokuroria e shtetit ka bërë të ditur se ndaj ish-ministres, Vlora Çitaku, nuk ka asnjë lloj hetimi.

Prokuroria thekson se janë duke u hetuar zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, lidhur me keqpërdorimet e pozitës zyrtare .

“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin e gjerë se ndaj ish-ministres, Vlora Çitaku, nuk ka asnjë lloj hetimi lidhur me këtë çështje. Për këtë janë duke u hetuar zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, lidhur me keqpërdorimet e pozitës zyrtare”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, mediat sot kanë raportuar se ish-ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku është duke u hetuar për për keqpërdorim të biletave. /Telegrafi/