LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri dhe Tahiri akuzojnë PDK-në për politizim të spitaleve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë

Bahtiri dhe Tahiri akuzojnë PDK-në për politizim të spitaleve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës dhe Xhafer Tahiri, kryetar i Vushtrrisë, bashkërisht kanë reaguar lidhur me raportimet se për drejtorë të spitaleve në Mitrovicë dhe në Vushtrri do të emërohen persona jashtë fushës së shëndetësisë, anëtarë të subjektit politik PDK dhe familjarë të udhëheqësve të kësaj partie.

Në reagimin e nënshkruar nga Bahtiri dhe Tahiri, ata shprehim shqetësimin  e përbashkët “në lidhje me rastet e fundit të tentimit për politizim të spitaleve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë, me çka po dëmtohet rëndë sistemi shëndetësor, i cili edhe ashtu nuk është në nivelin e duhur”.

“Qëllimi i PDK-së që përmes ministrit Uran Ismaili të vendosen në krye të Spitalit të Mitrovicës dhe të Spitalit të Vushtrrisë persona që janë anëtarë të  subjektit politik PDK apo edhe familjar të tyre, e që nuk vijnë nga fusha e shëndetësisë, tregon se kjo parti ka qëllim primar kapjen e pozitave kyçe në shëndetësi dhe përmes tyre kontrollimin dhe presionin ndaj personelit shëndetësor”, thuhet në kumtesë, përcjell Telegrafi.


Kryetarët e këtyre dy komunave i bëjnë thirrje PDK-së “që t’i mbajë duart larg nga shëndetësia, sepse veprimet e tyre të fundit janë rrezik për sistemin shëndetësor të komunave tona me më shumë se 200 mijë banorë”.

“E kuptojmë panikun që e ka kapur PDK-në pas humbjeve në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj, por që këto humbje nuk duhet të shërbejnë si arsye për t’i zaptuar institucionet e pavarura, e aq më pak institucionet e shëndetësisë”.

“Jemi shqetësuar me këtë gjendje, ku ShSKUK në koordinim me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, është në prag të zgjedhjes për drejtorë të Spitalit të Mitrovicës dhe Spitalit të Vushtrrisë,  dy persona që asnjë ditë pune nuk e kanë në sistemin shëndetësor e as që kanë shkollim për shëndetësi, por që të vetmen ‘meritë’ e kanë se i kanë shërbyer PDK-së për shumë vite. Personi i vlerësuar me më së shumti pikë për Spitalin e Vushtrrisë është asambleist i PDK-së dhe ish drejtor komunal në dy mandate. Po ashtu edhe kandidatja e vlerësuar me më së shumti pikë për Spitalin në Mitrovicë është gruaja e këshilltarit politik të Kadri Veselit”, thuhet në reagim.

Bahtiri e Tahiri i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse, me theks të veçantë kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit që t‘i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për ta rishikuar rastin e konkursit për përzgjedhjen e dy drejtorëve të këtyre spitaleve.

“Anulimi i këtij konkursi dhe hapja e një gare të mirëfilltë, ku pjesë e saj do të ishin specialistët më të devotshëm të shëndetësisë, do t’ia kthente dinjitetin sistemit shëndetësor dhe shpresën qytetarëve se mund të trajtohen profesionalisht në spitalet e tyre, e jo të marrin rrugë drejt spitaleve të shteteve rreth nesh”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga Bahtiri dhe Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori