Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbisë i duhen lobistët që do të punonin për interesat e saj në bashkësinë ndërkombëtare, me qëllim të pengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai zbuloi edhe një detaj nga takimi i fundit i Këshillit të Sigurimit, kur përfaqësuesi britanik i kishte thënë në sy se ishte i lumtur që Kosova e festoi 10 vjetorin e pavarësisë.
“I kam thënë Vuçiqit se është e gabueshme që ne nuk kemi askënd për të lobuar për ne, gjë që është normale në Amerikë. Ne kemi nevojë për dikë në administratën e Tramp”, tha Daçiqi në televizionin “Happy”.
Ai vuri në dukje se “në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka sekrete dhe se e dimë se si secili prej vendeve votoi në cilin trup dhe kush për kë lobon.
“Duhet të dinë se kur votojnë për Kosovën, atëherë janë kundër nesh. Çka i intereson Departamentit të Shtetit kush kë e voton në UNESCO? Këtë ua thashë edhe atyre, dhe disa nuk më duan për shkak të kësaj”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.
Shefi i diplomacisë serbe gjithashtu përcolli detaje nga seanca e fundit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.
Sipas tij, “shqiptarëve u pengon gjithçka në lidhje me bashkësinë ndërkombëtare, sepse mendojnë se puna rreth pavarësisë është e kryer”.
“Kjo është arsyeja pse ata janë kundër UNMIK-ut kundër sesioneve të KS të OKB çdo tre muaj dhe që ato mos të janë të hapura për publikun. Kjo për neve është shumë e rëndësishme dhe është në kundërshtim me interesat tona”, tha Daçiq.
Ai tha gjithashtu se përfaqësuesi britanik në OKB tha se ishte i lumtur që kohë më parë u festua 10-vjetori pavarësisë së Kosovës.
“Atëherë unë i thashë se shpresojë se ai është i lumtur që ne para pak kohësh festuam 180 vjetorin e marrëdhëniet tona diplomatike. Ngjashëm u thashë amerikanëve, rusëve dhe të tjerëve, duke i porositur që të mos harrojnë se sa gjatë bashkëpunojmë”, tha Daçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë