LAJMI I FUNDIT:

Haziri i kundërpërgjigjet Haradinajt për liberalizimin e vizave: Pengesat i ke brenda Qeverisë

Haziri i kundërpërgjigjet Haradinajt për liberalizimin e vizave: Pengesat i ke brenda Qeverisë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Haradinaj, i cili e ka akuzuar partinë më të madhe opozitare se po punon kundër procesit të liberalizimit të vizave.

Haziri, duke iu përgjigjur shqetësimeve të Haradinajt, përmes një postimi në Facebook, i ka thënë se “pengesat i ke brenda qeverisë dhe partner e tuaj qeverisës. Aty kërkoje fajtorin e agjendën shtetformuese dhe integrimet euroatlantike”.

Postimi i plotë i Hazirit:


“Zotni kryeminister, si nënkryetar i LDK, prezenca në samitin e EPP në Sofje para liderëve, kryeministrave, presidentëve të shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, ka qenë në funksion të agjendës se Republikës, ku liberalizimi ka qenë kërkesë kryesore. Në funksion të kësaj, ka qenë takimi me kryetarin e EPP, Dole, kryetarin e PE, Tajani, kryetari GP EPP, kryetari e KE, Tusch, komisionerin Han e shumë personalitete tjera.

Ne kemi nenvizuar këtë qëllim dhe fakti që LDK ka votuar për largimin e kushtit të fundit politik – Demerkacionin me Malin e Zi, tregon çfarë ne kemi bërë dhe ne jemi ata që po e sjellim liberalizimin e vizave.

Zotni kryeministër, pengesat i ke brenda qeverisë dhe partner e tuaj qeverisës. Aty kërkoje fajtorin e agjendën shtetformuese dhe integrimet euroatlantike.

LDK është partner pa të cilin nuk bëhet ky proces i suksesshëm.

E, zgjedhjet e brendshme të LDK janë të ndara nga këto zhvillime sepse mbahen në maj 2019.

Ne jami të angazhuar për stabilitet politik e institucional duke ndihmuar edhe në dialogun e brendeshem politik, agjenden euroatlantike të Kosovës e liberalizimin e vizave, por në temat tjera duhet të dakordohemi në tryezën e partive”, (sic.), ka shkruar Haziri.

Haradinaj: LDK po punon kundër liberalizimit të vizave
Lexo po ashtu Haradinaj: LDK po punon kundër liberalizimit të vizave

Haradinaj gjatë një interviste në televizionin publik të Kosovës, ka shprehur dyshimet se LDK po dërgon mesazhe jo të mira për Kosovën në Evropë sa i përket liberalizimit të vizave.

“Kam përshtypjen që pas takimeve me zyrtarë të PPE-së nuk janë nda të bindur që e meritojmë liberalizimin. E kam një frikë që një pjesë e opozitës është kah bon kundër liberalizimit të vizave. Nuk është mirë. Pikërisht mendoj te LDK-ja. I lus mos të bëjnë kësi gabimesh”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori