LAJMI I FUNDIT:

Jugu i Shqipërisë goditet me 14 termete, më i fuqishmi 4.5 ballë

Jugu i Shqipërisë goditet me 14 termete, më i fuqishmi 4.5 ballë

Një situatë e pazakontë lëkundjesh sizmike ka përfshirë jugun e vendit gjatë natës, ku u regjistruan 14 tërmete, ku më i forti ishte 4.5 ballë dhe për pasojë u shembën rreth 20 banesa në zona të ndryshme.

I fundit u regjistrua në Zhulat të Gjirokastrës, me një magnitudë prej 2.6 ballë dhe thellësi 5 kilometra.

Po ashtu, Dhërmiu dhe Vlora u përballën me lëkundjet më të shpeshta, ku banorët e kaluan natëm jashtë, shkruan noa.


Zona që ka regjistruar tërmete të shumta është fshati Vermik në Vlorë, në të cilin kanë ndodhur 8 tërmete të vegjël, ndërsa tre tërmete janë regjistruar në fshatin Bolenë në Dhërmi. Një tërmet është regjistruar në afërsi të kufirit me Greqinë.

Mësohet se në Vermik janë shembur 10 shtëpi, pesë kanë rënë në Bashaj, dhe 5 në Matogjin. /Telegrafi/