LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës tregtohet qëndrueshëm

Çmimi i naftës tregtohet qëndrueshëm

Aktualisht çmimi i naftës tregtohet rreth 71.6 dollarë për barrel.

Rreziqet gjeopolitike vazhdojnë të mbështesin çmimet dhe një rënie e papritur e inventarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shtynë ato më tej. Më parë gjatë javës, inventarët e naftës bruto të Amerikë u ulën me 1.4 milionë fuçi në javë deri më 11 maj. Ndërkohë, vënia e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, e cila aktualisht prodhon 4 për qind të furnizimeve botërore të naftës, rriti frikën se tregjet e naftës do të përballen me mungesa kur kufizimet tregtare të hyjnë në fuqi.

Në Venezuelë, prodhimi ishte në 1.5 milionë fuçi muajin e kaluar, niveli më i ulët në dekadë për shkak të krizës së vazhdueshme ekonomike, shkruan Telegrafi.


Çmimi i naftës është rritur mbi 70 për qind gjatë vitit të kaluar, ndërsa kërkesa është rritur, ndërkohë që prodhimi është kufizuar nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe nga vendet jo OPEC, si Rusia. Këtë mbrëmje, Baker Hughes do të botojë inventarët e naftës. /Telegrafi/