LAJMI I FUNDIT:

Serbët e kërcënojnë ambasadoren Çitaku përmes Facebook-ut

Serbët e kërcënojnë ambasadoren Çitaku përmes Facebook-ut

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka marrë një sërë kërcënimesh nga disa serbë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, duke thënë se nuk frikësohet aspak prej tyre.

“Mesazhet e urrejtjes nga fqinjët tanë të veriut. Sigurisht, unë nuk po i publikoj sepse kam frikë, por po i publikoj sepse janë qesharake. Shikoni disa mos tra,  shijoje fundjavën”, ka shkruar Çitaku.


Ndryshe, ambasadorja jonë në SHBA qe një kohë të gjatë është duke përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit.

Në çdo seancë të OKB-së, që ka të bëjë për Kosovën, Çitaku përballet tejet shkëlqyeshëm ndaj ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq.