LAJMI I FUNDIT:

Fituesja e Eurovisionit thotë se shqiptarët e kanë kërcënuar

Fituesja e Eurovisionit thotë se shqiptarët e kanë kërcënuar

“Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam marrë vetëm mesazhe kërcënuese”.

Këngëtarja nga Izraeli Netta Barzilai, e cila fitoi Eurovisionin e vitit 2018 të zhvilluar në Portugali, ka folur për herë të parë në lidhje me mesazhet e shumta që ajo ka marrë pas finales së 12 majit.


Sipas Netës, në llogaritë e saj në rrjetet sociale kanë ardhur shumë mesazhe kërcënuese, kryesisht nga Ballkani.

Këngëtarja izraelite ka thënë se ka dëgjuar mjaft gjëra të mira për gadishullin ballkanik, ndërsa ka vijuar fjalën e saj duke thënë që ajo nuk është politikane dhe nuk ka pse të kërcënohet me vdekje për shkak të bëmave të shtetit të saj.

“Kam dëgjuar shumë gjëra të bukura rreth Ballkanit, vendeve dhe popujve, por unë nuk kam një përvojë të bukur”.

“Dua të them që unë nuk jam një politikane, por përfaqësoj vendin tim në këngë dhe kjo është arsyeja pse unë jam bërë shënjestër e një shumëllojshmërie njerëzish të shqetësuar.”

“Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam marrë vetëm mesazhe kërcënuese për ngjarjet e fundit në Izrael. Unë jam përpjekur të injoroj të gjitha mesazhet, por ajo që është më e tmerrshme është fakti që dikush flet në këtë mënyrë dhe ju kërcënon me vdekje vetëm për shkak se ju përfaqësoni vendin tuaj në festivalin e muzikës”, ka thënë Netta.
/rtv21/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori