LAJMI I FUNDIT:

Eleni: Nuk do ta harroj kurrë këtë përvojë, ky është vetëm fillimi

Eleni: Nuk do ta harroj kurrë këtë përvojë, ky është vetëm fillimi
(Foto: Getty Images)

Eleni Foureira ishte shumë pranë triumfit në edicionin e 63-të të Festivalit Evropian të Këngës – ‘Eurovision 2018’.

Pas votave të jurisë, këngëtarja shqiptare, e cila e përfaqësoi Qipron, ishte e pesta në renditje, mirëpo kur u përfshinë edhe votat e publikut – ajo ishte në përballje të drejtpërdrejtë me fituesen.


Por, publiku kishte vendosur që fitoren t’ia jepte përfaqësueses së Izraelit, Netta (me 529 pikë), duke e lënë Elenin në vend të dytë (me 436 pikë).

Të gjitha lajmet për EUROVISION
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për EUROVISION

Sidoqoftë, 31-vjeçarja nuk është zhgënjyer që nuk fitoi, porse është shprehur e kënaqur me këtë arritje duke i falënderuar të gjithë ata që e mbështetën.

https://twitter.com/Eurovision/status/995409866070999040

“Faleminderit shumë Evropë për dashurinë dhe mbështetjen! Nuk do ta harroj kurrë këtë përvojë! Ky është vetëm fillimi”, ka shkruar këngëtarja në Instagram duke i falënderuar më pas edhe bashkëpunëtorët.

https://www.instagram.com/p/Bit4GgWgu7s

Eurovisioni i këtij viti ishte i veçantë për shqiptarët, pasi konkurruan tre shqiptarë dhe që të tre ishin të pranishëm në natën finale.

Ermal Meta (me bashkëpunimin me Fabrizio Moron), i cili e përfaqësoi Italinë,  u rendit i pesti (me 308 pikë).

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shqipërisë, Eugent Bushpepa, zuri vendin e 11-të me këngën Mall. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Kalo në kategori