LAJMI I FUNDIT:

Konstatohen keqpërdorime në blerjen e përfaqësive diplomatike-konsullare të Maqedonisë

Konstatohen keqpërdorime në blerjen e përfaqësive diplomatike-konsullare të Maqedonisë

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Punë të Jashtme (MPJ), Viktor Dimovski bëri të ditur se janë konstatuar lëshime, aspekte joligjore dhe harxhime të mjeteve të financiare të tepërta nga buxheti i shtetit për blerje të përfaqësive diplomatike-konsullare të Maqedonisë.

Këto lëshime janë konstatuar nga kontrolli i kryer në dokumentacionin e MPJ-së për çështjet e përfaqësive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Dimovskit, me vendim të Qeverisë, nga viti 2007 janë harxhuar 40 milionë euro për blerje të 15 përfaqsive diplomatike-konsullare, kurse me rishikimin e buxhetit, janë shtuar edhe 10 milionë euro tjera.


Janë blerë pesë objekte në Budapest, Pragë, Stamboll, Lubjanë dhe Vjenë. Dimovski thotë se objektet janë ble në vende ku nuk ka ambasada tjera, kurse përparësi u është dhënë objekteve të papërshtatshme dhe më të shtrenjta, edhe pse ka patur oferta më të lira, me më shumë metër katrorë dhe vende më të përshtatshme./Telegrafi/