LAJMI I FUNDIT:

MPJ ka nisur procedura për përgjegjësi të ambasadorit Vasko Naumovski në SHBA

MPJ ka nisur procedura për përgjegjësi të ambasadorit Vasko Naumovski në SHBA

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka deklaruar për portalin MKD se “është duke vijuar procedura për sqarimin e rastit rreth ambasadorit të Maqedonisë në SHBA”.

Kjo procedurë vjen pas skandalit të ambasadorit Vasko Naumov, në Washington, i cili nuk ka pranuar që ta mirëpresë, e as ta takojë, apo shoqërojë ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, gjatë vizitës së saj në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ky skandal u kuptua nga vetë Sheqerinska, e cila në Tv Temla sqaroi situatën e palakmueshme të përballur në SHBA.


Madje, Sheqerinska shprehet se nuk ka problem qëndrimi i ndryshëm politik i ambasadorit Naumovski, por kur janë në pyetje çështje shtetërore, atëherë politika duhet lënë anash./Telegrafi/

Sheqerinska: Sjellje skandaloze e ambasadorit të Maqedonisë në Washington
Lexo po ashtu Sheqerinska: Sjellje skandaloze e ambasadorit të Maqedonisë në Washington