LAJMI I FUNDIT:

Qytetarëve të Maqedonisë u kërkohet të jenë të përgjegjshëm në komunikacion rrugor

Qytetarëve të Maqedonisë u kërkohet të jenë të përgjegjshëm në komunikacion rrugor

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) u bën thirrje këmbësorëve që të jenë të përgjegjshëm në komunikacion, duke shtuar se kjo nuk është vetëm çështje e shoferëve por edhe e këmbësorëve.

Sipas tyre, statistikat tregojnë se në vitin e kaluar, 34 këmbësorë vdiqën në aksidente komunikacioni, 17 nga të cilët më të moshuar se 65 vjeç, kurse mbi 900 u lënduan seriozisht.

KRSKRR thotë se këmbësorët janë grupi më masovik dhe më i cenueshëm në komunikacion. Gjithashtu, këmbësorët janë më pak të ndëshkuar dhe më pak të kontrolluar në komunikacion. Sjellja e tyre në komunikacion është lënë në përgjegjësi personale, vetëdije dhe ndërgjegje, si edhe në kulturën e komunikacionit./Telegrafi/