LAJMI I FUNDIT:

Shkollat në New York City do të ofrojnë mësim edhe në gjuhën shqipe

Shkollat në New York City do të ofrojnë mësim edhe në gjuhën shqipe

Shkollat në New York City ofrojnë mësim në gjuhë të ndryshme, ndërsa tani në listë është shtuar edhe gjuha shqipe. 

Studimi i bërë më 2015 nga Harvard Center for International Development, ka gjetur se në NYC ka rreth 60 mijë shqiptarë, më shumë se në ndonjë vend tjetër, transmeton Telegrafi.

Që i bie të jetë më shumë se gjysma e banorëve, shumica prej të cilëve të vendosur në lagjet e Bronxit, si Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.


Sipas New York Post, shkolla e parë që do të nisë sistemin e mësimit shqip-anglisht, do të jenë në Bedford Park. Këshilltari i Bronxit Mark Gjonaj, ka thënë se ndjehet krenar që ka punuar për këtë program të ri.

Departamenti i Edukimit planifikon të hapë programe, për të mësuar edhe gjuhën arabe, bengale, kineze, frënge, italiane, koreane, ruse, spanjolle dhe urdu. /Telegrafi/