Pas disa orëve debat, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratoi rezolutën e propozuar rreth zbardhjes së fatit të personave të zhdukur në luftën e fundit. Kjo për faktin se nuk pati kuorum, meqë në sallë nuk ishin të pranishëm 61 deputetë, aq sa nevojitën për të mundur të votohet kjo rezolutë.
Rezoluta, u la të votohet në seancën e 3 majit, kur është planifikuar të mbahet seanca plenare e radhës.
Pikat e rezolutës
Të bëhet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, përfshirë konventën e Gjenevës të vitit 1949 dhe në protokollin shtesë numër 1 1977. Zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë të vendoset si parakusht në dialogun Kosovë-Serbi dhe të bëhet pjesë e platformës shtetërore për dialogun!
Institucionet e autorizuara për dialog duhet t’i raportojnë Kuvendit dhe komisioneve përkatëse për çdo takim me palën serbe!
Subjektet bartëse të politikës parlamentare dhe politikës së jashtme të Kosovës në agjendat e takimeve me përfaqësues të OKB-së dhe BE-së dhe shteteve me ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare të fokusojnë me prioritet zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë dhe për zbatimin e pikave të rezolutës ta njoftojnë Kuvendin e Kosovës.
Të gjithë bartësit e detyrave në bazë të pikave të kësaj rezolute të qasen në mënyrë të veçantë në dialogun me Serbinë të zbardhjes së fatit të Ukshin Hotit për shkak të rrethanës së zhdukjes së tij, të planifikuara nga strukturat komanduese të shtetit serb, përfshirë drejtorin e burgut të Dubravës në Istog dhe Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë.
Qeveria e Kosovës të finalizoj deri në fillim të muajit qershor 2018 koncept dokumentin e personave të zhdukur dhe të procedoj ndryshimin e ligjit për persona të zhdukur, gjegjësisht bazës ligjore dhe të njëjtin ta procedoj në Kuvend!
Qeveria të trajtoj me prioritet funksionalizimin e regjistrit qendror të personave të zhdukur, përfshirë edhe versionin elektronik me mundësinë e digjitalizimit me qëllim qasjen e publikut dhe rritjen e transparencës!
Qeveria të angazhohet që të lidh marrëveshje mirëkuptimi me Qeverinë e Serbisë për të ashtuquajturën ndihmë juridike ngjashëm me marrëveshjen që ka bërë Serbia me Bosnjën dhe Kroacinë!
Institucionet kompetente të Kosovës të angazhohen dhe të padisin Serbinë si përgjegjëse kryesore për personat e zhdukur duke përfaqësuar familjarët individualisht ose si grup në instanca ndërkombëtare!
Qeveria obligohet të realizoj projektin për shfaqjen e të dhënave të të zhdukure tek përmendorja e jashtë objektit të kuvendit dhe të përfundoj puna në memorialin në Meje të Gjakovës deri në fund të vitit 2018!
Të ngritën kapacitetet institucionale të vendit për t’u marrë plotësisht me personat e zhdukur me forcë!
Të hartohet dhe procedohet projektligji i cili mundëson gjykimin e të akuzuarve për krime lufte në mungesë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë