LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i në Ditën e të pagjeturve: Familjet kanë nevojë që ta përmbyllin të kaluarën e tyre të dhimbshme

EULEX-i në Ditën e të pagjeturve: Familjet kanë nevojë që ta përmbyllin të kaluarën e tyre të dhimbshme

EULEX-i në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur thekson se qytetarëve të Kosovës u duhet përmbyllja për humbjen e dhimbshme të dashurve të tyre.

Në një komunikatë për media thuhet se EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar për këtë rrugëtim të rëndësishëm drejt zbardhjes së vendndodhjes së personave të pagjetur në Kosovë.

“Është një realitet që të copëton shpirtin kur nuk e din vendndodhjen e ndonjë të dashuri. Në angazhimin e tij me vendosmëri për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve, EULEX-i u bën thirrje komuniteteve shqiptare dhe serbe që të paraqiten për t’i dhënë mostrat e gjakut për analizën e ADN-së në mënyrë që të lehtësohet ky proces i rëndësishëm “, tha shefja e EULEX-i, Alexandra Papadopoulou.


“Deri më sot, rreth 1650 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur, ndërsa është me rëndësi që puna për të gjetur përgjigje ndaj fatit të tyre të vazhdojë pa pushim. Kjo mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin e të gjitha palëve përkatëse dhe me një nivel të lartë të ekspertizës. Ajo duhet të mbetet një prioritet i lartë për autoritetet e Kosovës – veçanërisht në një kohë kur ata po përgatiten që të marrin përsipër funksione tejet të rëndësishme të sundimit të ligjit nga EULEX-i, duke e përfshirë edhe fushën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Familjet kanë nevojë që ta përmbyllin të kaluarën e tyre të dhimbshme dhe humbjet tragjike që i kanë pësuar. Kjo është mënyra e vetme për të ecur tutje”, tha Papadopoulou.

Që nga viti 2008, EULEX-i i ka kryer 594 operacione në terren me qëllim identifikimin dhe ri-lidhjen e mbetjeve njerëzore. 506 viktima u janë kthyer familjeve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori