LAJMI I FUNDIT:

Danev: Nuk e njohim Xhaferin si kryetar legjitim, do të dorëzojmë interpelancë (Video)

Danev: Nuk e njohim Xhaferin si kryetar legjitim, do të dorëzojmë interpelancë (Video)

“OBRM-PDUKM-ja asnjëherë nuk e ka pranuar, e as nuk do ta pranojë Talat Xhaferin si kryetar legjitim të Kuvendit”, tha sot deputeti Dragan Danev, duke shtuar se si grup deputetësh do të dorëzojnë interpelancë për Xhaferin, për shkak të votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Danev nuk tregoi konkretisht se kur do ta dorëzojnë interpelancën dhe kur ajo do të gjendet në rend dite në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin po bëhen konsultime brendapartiake dhe pas vendimit, opinioni do të informohet në kohë”, tha Danev./Telegrafi/