LAJMI I FUNDIT:

Daçiq, për Platformën e Qeverisë së Kosovës: Letër pa kurrfarë rëndësie

Daçiq, për Platformën e Qeverisë së Kosovës: Letër pa kurrfarë rëndësie

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq tha se platforma e Qeverisë së Kosovës për fazën finale të dialogut me Serbinë mund të vendoset vetëm në derën e saj.

“Munden ata të miratojnë çfarë të duan, kjo është një letër për përdorim të brendshëm që mund ta vendosin në derën e qeverisë në Prishtinë si gazetat ditore”, tha Daçiq, për televizinin publik serb, RTS.

Ai platformën e Qeverisë së Kosovës e vlerësoi më tutje “letër pa kurrfarë rëndësie”.


“Ne e dimë çfarë ata dëshirojnë që nga fillimi dhe pikërisht për këtë po flasim”, tha Daçiq.

Qeveria e Kosovës të enjten miratoi platformën për fazën finale të dialogut me Serbinë në Bruksel.

Ndaj platformës reagoi po sot edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.