LAJMI I FUNDIT:

Në një kazino në Shkup janë vjedhur më shumë se 125 mijë denarë

Në një kazino në Shkup janë vjedhur më shumë se 125 mijë denarë

Nëntë persona të panjohur kanë kryer vjedhje në një kazino të Shkupit, me çka kanë marr rreth 125.600 denarë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Vjedhja është lajmëruar mbrëmë rreth orës 23:30 në sektorin për punë të brendshme në Shkup.

Nëntë persona të maskuar, prej të cilëve njëri ka qenë i armatosur me pistoletë ka sulmuar kazinon në rrugën “11 Oktomvri” dhe duke u kërcënuar kanë vjedhur parat nga të punësuarit, me çka kanë lëshuar vendin e ngjarjes.


Janë marr masa për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/