LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Nuk do të replikoj me Daçiqin

Dimitrov: Nuk do të replikoj me Daçiqin

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka deklaruar se nuk do të replikoj me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit rreth “gabimit që Serbia e njohu Maqedoninë me emrin kushtetues”.

Sipas tij, deklaratat e tilla si të Daçiqit nuk ndihmojnë asgjë, dhe se afërsinë e të dy popujve nuk do ta prishë asgjë, duke shtuar se varet nga vetë popujt nëse do të ketë zënka, apo vëllazëri.

Në intervistën e tij për TV N1, Dimitrov tha se në çështjet Kosovë-Serbi, Maqedonia nuk mund të jetë ndonjë lojtare e madhe, duke përfunduar se vetë Maqedonia ka shumë çështje dhe nuk dëshiron të jetë një dëm anësorë./Telegrafi/