LAJMI I FUNDIT:

RrGK alarmon për rastet e dhunës ndaj grave

RrGK alarmon për rastet e dhunës ndaj grave
Foto: Ilustrim

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) thotë se java që e lamë pas u shënua me disa raste të dhunës ndaj grave.

Për këto raste Rrjeti i Grave të Kosovës u njoftua përmes mediave lokale, por edhe nga kontaktet e drejtpërdrejta të familjarëve dhe të njohurve të viktimave të dhunës.

Sipas RrGK, në fshatin Varosh të komunës së Ferizajt me datë 14 prill 2018, një i moshuar kishte sulmuar me sopatë bashkëshorten e tij.


Si pasojë e lëndimeve të fituara, viktima është dërguar në trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari për këtë vepër është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Rasti është trajtuar si “vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa nuk është përmendur nëse ky rast po trajtohet edhe si rast i dhunës në familje, shkruajnë mediat lokale.  Nga familjarët dhe të njohurit e viktimës, u kuptua që si pasojë e traumës psikologjike të fituar pas sulmit me sëpatë, edhe anëtarë të tjerë të kësaj familje janë duke pranuar trajtim mjekësor, për të kaluar përjetimin traumatik.

Sipas po këtyre burimeve, më të prekurit janë fëmijët e kësaj familje, të cilët ishin të pranishëm kur kishte ndodhur rasti.

“Studimet e bëra në Kosovë, por edhe në botë, tregojnë për pasojat që lë dhuna. Këto pasoja nuk mbesin vetëm në viktimën por edhe tek dëshmitarët e dhunës. Ndjenja e turpit, e vetmisë, mungesa e vetëbesimit, abuzimi me droga dhe alkool, paaftësia për të krijuar marrëdhënie të shëndosha shoqërore dhe emocionale, janë disa prej problemeve të cilat shfaqen tek personat që kanë përjetuar dhunën apo kanë qenë të pranishëm në situata të dhunës”, thuhet në komunikatën e RrGK.

Prandaj, duke i patur parasysh pasojat dhe ndikimin që dhuna ka tek individët por edhe tek shoqëria, RrGK bënë thirrje që dhuna të ndaloj. Kjo është e mundur nëse ne, e tërë shoqëria, e dënojmë dhe nuk e tolerojmë dhunën.

Poashtu, RrGK u bënë thirrje institucioneve të rendit dhe ligjit, që të trajtojnë seriozisht të gjitha rastet e dhunës ndaj grave, dhe aty ku ka elemente të dhunës në familje, të trajtohen si të tilla, duke e patur parasyshë peshën që i bie një krimi, në rast se ai krim shkaktohet në marrëdhënie familjare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori