Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim Drejtorin e ndërmarrjes “Infrakos” , Agron Thaqi, Përfaqësuesin e Asociacionit Kosovar të Motorizimit (AMRKS), Muhamed Krasniqi dhe Majorin e Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi. Me qëllim të sensibilizimit dhe ngritjes së nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor në Kosovë.
Ministri Pal Lekaj, bashkë me përfaqësuesit pjesëmarrës në takim, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, duke harmonizuar edhe më shumë tërësinë e gjitha masave të mundura, për një komunikacion sa më efikas dhe të sigurtë.
Meqë viti 2018 është shpallur si vit i sigurisë në trafikun rrugor, ndërmarrja e një hapi të tillë, siç është nënshkrimi i memorandumeve me Infrakos-in dhe AMRKS, luan një rol tejet të rëndësishëm në zgjerimin e përmasave të sigurisë.
Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar për herë të parë një marrëveshje të tillë, e cila sipas Lekajt, ka një ndikim pozitiv në sigurinë e qytetarëve, duke krijuar kështu standarde të cilat minimizojnë aksidentet dhe fatkeqësitë në komunikacion.
Ai sqaroi vizionin dhe politikat zhvillimore të Ministrisë së Infrastrukturës, të cilat përveç ndërtimit të infrastrukturës rrugore, participojnë edhe sigurinë me sinjalizim, pa të cilën, lëvizja e lirë e qytetarëve do të shndërrohej në kaos.
“Ministria e Infrastrukturës ka marrë për obligim që të krijojë standard edhe në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, por edhe në sinjalistikë dhe ndriçim, të cilat me të vërtetë i kanë munguar rrugëve tona. Po ashtu, sa i përket hekurudhave, në vizionin tonë dhe në politikat tona zhvillimore, si Ministri e Infrastrukturës, e kemi për qëllim që të ndihmojmë dhe për herë të parë po bëhet një marrëveshje, e cila do të parandalojë që të mos shkaktohen aksidente nga mosveprimi ynë. Sot jam mjaft i lumtur që bëmë një marrëveshje mirëkuptimi, e cila me të vërtetë ka një impakt pozitiv te qytetarët, për bartjen e buxhetit dhe nisjen e procedurave për sanimin e gjendjes dhe pikave të dobëta, të cilat mund të përmirësohen me nënkalime në hekurudha”, deklaroi Ministri Lekaj.
Ministri Lekaj gjithashtu afirmoi rëndësinë që ka ky bashkëpunim me INFRAKOS-in dhe AMRKS-në, duke i vënë theks të veçantë implementimit të strategjisë së sapofirmosur.
E në anën tjetër, Drejtori i INFRAKOS-it, Agron Thaqi, e cilësoi këtë iniciativë si shumë profitabile për qytetarët, duke thënë se buxheti i ndarë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, është një buxhet jo shumë i madh, por i cili mund të shpëtojë jetëra njerëzish. Drejtuar mediave, Thaqi tha: “Nuk është një buxhet shumë i madh që sot po ndahet, por është një buxhet i cili do të shpëtoj jetët e njerëzve. Me këtë synojmë që t’i eliminojmë aksidentet me fatalitet duke i dhënë prioritet sigurimit të linjave hekurudhore”.
Edhe Përfaqësuesi i Asociacionit Kosovar të Motorizimit, Muhamed Krasniqi dhe Majori i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi, u zotuan para mediave në përmbushjen e obligimeve të tyre, karshi kësaj marrëveshjeje.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Ministria e Infrastrukturës së bashku me Infrakos, AMRKS dhe Policinë e Kosovës, nga tani e tutje, do të kenë një afrimitet edhe më të madh me qytetarët dhe shfrytëzuesit e rrugëve në vendin tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë