LAJMI I FUNDIT:

Audi paralajmëron modelet elektrike RS

Audi paralajmëron modelet elektrike RS

Prodhuesi gjerman i Audi njoftoi futjen në përdorim të modeleve elektrike RS në të ardhmen e afërt.

Menaxheri i prodhimit RS5, Entoni Garbis nuk ka zbuluar saktësisht se cilat modele Audi do të kenë një makinë hibride, por ai tha se do të arrijnë shumë shpejt.

Analistët spekulojnë se RS e parë hibride mund të debutojë me SUV-in e ri Q8.


Arsyeja kryesore për këto spekulime është se koncepti i sportit Q8 paraqitet me makinë hibride, e cila përbëhet nga një TFSI 6 cilindër 3.0 litërsh dhe një kompresor elektrik që ofron rreth 480 kuaj fuqi. Vetura arrin prej 0-100 km / h në 4.7 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale prej 275 km/h.

Audi nuk është i vetmi prodhues gjerman që prodhon versione hibride të modeleve sportive, pasi edhe BMW dhe Mercedes-AMG po planifikojnë gjithashtu.

E para do të jetë Mercedes-Benz me gjeneratën e re C63 si të tillë.