LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Njohja e Kosovës nuk është një proces i përfunduar

Daçiq: Njohja e Kosovës nuk është një proces i përfunduar

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Burundit, Alain Aimé Nyamitwe, pas të cilit ka thënë se procesi i pavarësisë së Kosovës nuk është i përfunduar dhe se pozicioni i Serbisë mund të përmirësohet.

Sipas Daçiq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, nota verbale e Burundit për tërheqjen e njohjes së Kosovës ishte “një tekst serioz politik” dhe se “ai shtet kishte një analizë të thellë të situatës dhe dha justifikim të jashtëzakonshëm juridik për vendimin e tij”.

Siç thuhet më tej, Daçiq ka thënë se vendimi i Burundit ishte i motivuar nga veprimtaria e Serbisë, e cila po bisedon me të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën, përveç atyre që janë “një rast i vështirë”.


“Ne flasim me të gjithë, kjo nuk ishte një punë për një ditë. Unë jam duke shkuar atje për një kohë të gjatë dhe kam punuar shumë për të motivuar ata që të shqyrtojë vendimin”, citohet të ketë thënë Daçiq. /Telegrafi/