Ndonëse pas raundit të negociatave në Vjenë, as ndërmjetësi i OKB-së, Nimetz e as dy kryediplomatët, Dimitrov e Kotzias nuk treguan se cilat ishin rezultatet konkrete të takimit, mediat greke publikojnë detaje.
Sipas TV Sky dhe Antena, Athina është tërhequr nga kërkesa për emër të pandashëm dhe të papërkthyeshëm, por se në kthim kërkon që emri të jetë erga omnes që do të nënkuptonte ndryshim të Kushtetutës dhe veçanërisht të Nenit 49 të saj. Kështu shkruan edhe e përditshmja Kathimerini.
“Sipas burimeve diplomatike, pengesat kryesore janë nenet irredentiste të Kushtetutës së IRJM-së dhe emri që do ta përdorë në vend dhe jashtë vendit. Burimet e njëjta thonë se Athina do ta konsideronte marrëveshje nëse Shkupi ndryshon Nenin 49 të Kushtetutës, i cili u referohet qytetarëve nga IRJM-ja në diasporë, në mënyrë që të mos ketë irredentizëm”, shkruan Ekathimerini.
Ndonëse ky informacion mbetet zyrtarisht i pakonfirmuar dhe i pa-përgënjeshtruar, është e paqartë se çfarë në të vërtetë do të mund të kërkonte pala greke. Neni 49 që parashikon se “Republika kujdeset për të drejtat e qytetarëve të Republikës jashtë vendit”, në vitin 1992 është plotësuar me Amendamentin II, sipas të cilit “Republika, me këtë rast, nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e tyre të brendshme”.
Pas takimit të mbrëmshëm, mediat greke gjithashtu raportuan se Shkupi është i gatshëm për ndryshime kushtetuese. Por kjo nxiti reagime të menjëhershme të Ministrit, Dimitrov dhe Ministrisë së Jashtme greke.
Nga treshja e diplomatëve, Nimic-Dimitrov-Kocias takimi i mbrëmshëm u vlerësua si pozitiv dhe progresiv, por se megjithatë mbeten akoma vështirësi për t’u tejkaluar. U paralajmërua një takim tjetër pas Pashkëve, në të cilin sipas Kociasit pritet të hidhet “hapi i madh”. Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që pos ministrave të jashtëm, të takohen edhe kryeministrat e dy vendeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë