LAJMI I FUNDIT:

Seancë gjyqësore për rastin “Treqind”, sot dëgjohen dëshmitarët

Seancë gjyqësore për rastin “Treqind”, sot dëgjohen dëshmitarët

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e PSP-së “Treqind”, ku i akuzuar është Gjoko Popovski ish-ndihmësi i ministrit të MPB-së, për blerjen e 300 veturave për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në seancën e sotme duhet të dëshmojnë edhe disa persona.

Në seancën e kaluar dy dëshmitarët, të cilët punonin në MPB dhe ishin pjesë e komisionit bër blerjen e veturave kanë sqaruar procedurën e blerjes. Ata si dëshmitar nga seanca e kaluar, në mes tjerash thanë se blerja ishtë ndarë në tri pjesë, ndërsa sqaruan dhe atë se ç’është kërkuar, veçanërisht cilat kanë qenë karakteristikat e veturave të blera dhe për cilat qëllime janë blerë nga MPB.

Sipas aktit prokuror, Popovski me blerjen e veturave e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për shumën e 453.570 euro.


Popovski sipas PSP-së, tenderin për blerjen, servisimin dhe mirëmbajtjen e veturave u’a ka dhënë firmave që nuk kanë pasur çmim më të lirë./Telegrafi/