LAJMI I FUNDIT:

​Mijëra ushtarë dhe policë po hyjnë në favelat braziliane

​Mijëra ushtarë dhe policë po hyjnë në favelat braziliane

Mijëra policë dhe ushtarë kanë hyrë në komplekset e baronëve të drogës në Rio de Janeiro, në një nga operacionet më të mëdha që kur ushtria mori kontrollin e sigurisë në qytetin brazilian.

Rio de Janeiro është vënë nën kontroll të plotë të policisë dhe ushtrisë, për shkak të luftës së bandave që merren me drogë. Kontrollet janë duke u kryer kryesisht në favela, ku është përqendrimi më i madh i rrjetit i bandave të drogës.

Një muaj më parë, ushtria ka marrë kontrollin e sigurisë në këtë qytet dhe në shumë raste është ndeshur me zjarr të bandave.


Bandat e drogës së favelave braziliane janë nga më të rrezikshmit, pasi posedojnë armatime të fora, para dhe qëndrojnë në mesin e popullatës së varfër, ku është më vështirë të identifikohen dhe të kapen. /kp/Telegrafi/