LAJMI I FUNDIT:

Kukësi kundërshton taksën për Rrugën e Kombit

Kukësi kundërshton taksën për Rrugën e Kombit

Me një qëndrim të përbashkët, Këshilli Bashkiak i Kukësit i ka kërkuar qeverisë dhe parlamentit anulimin e taksës, ndërsa ftojnë të gjithë qytetarët në një protestë paqësore.

Arif Rexhmati, kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë, ka akuzuar institucionet për mungesë të reagimit.

“Kryeministri ka heshtur, institucionet kanë heshtur, kreu i Parlamentit ka heshtur… Propozim im është që të caktojmë një ditë dhe një orë për një protestë paqësore për kundërshtimin e taksës”, tha ai.


Ndërsa Tatjana Kërgjaliu, kryetare e grupit të këshilltarëve të majtë, ka shprehur nevojën që të merret përgjigje nga afër.

“Një grup prej nesh të shkojmë te prefekti, që të njihemi nga afër me përgjigjen e instancave”, tha ajo, raporton tch.

Kundër është shprehur edhe shoqëria civile.

Aplikimi i tarifës 5 euro për një kalim për automjetet e vogla do të nis së shpejti, ndërsa kompania koncesionare është ende në fazën e testimit të rrjetit. /Telegrafi/