LAJMI I FUNDIT:

Ish valltarja e Fiks Fare, Gea Braha: Më kanë ardhur mesazhe që kapërcejnë kufijtë e arsyes

Ish valltarja e Fiks Fare, Gea Braha: Më kanë ardhur mesazhe që kapërcejnë kufijtë e arsyes

Ish velina e emisionit investigativ “Fiks Fare”, Gea Braha, ka bërë pohime kontraverse në PopCulture.

Gea, e cila ka përfunduar studimet për Financë-Bankë, është mjaft e apasionuar pas televizionit, ndaj edhe gjatë intervistës së saj shprehu dëshirën që në të ardhmen të ketë një emision të sajin: “Nuk më pëlqen të kthehem aty ku e kam nisur, tek kërcimi. Do të më pëlqente shumë të kisha një emision timin. Pse jo edhe një emision sportiv apo një emision që merret me showbizz. Nuk do të preferoja një emision politik, pasi nuk më tërheq aspak politika. Nëse më bëhet një ofertë për në fushën e modelingut do të pranoja me kënaqësi. Unë si modele e kam nisur karrierën time dhe vijoj të jem e apasionuar pas modës. Unë aktualisht jam duke u marrë me një projekt timin. Iu them vetëm që do të qëndroj në ekran. Gjithçka që ka të bëjë me artin, mua më pëlqen”.”.

Por duke qenë se preferenca e saj është të drejtojë një emision sportiv, Gea foli edhe për kritikat që mund të marrë si gazetare sporti: “Ne jemi vajza ekrani dhe për shkak të televizionit duhet të jemi gjithmonë të kuruara. Duhet të përpiqemi të dukemi gjithnjë bukur në sytë e njerëzve, Unë mendoj se njerëzit janë shumë skeptikë. Paraqitja e bukur dhe ekspozimi i pamjes sonë, nuk ka të bëjë me intelektin. Nuk më bëjnë fare përshtypje komentet e njerëzve”


Por lidhur me jetën private, Gea nuk ka preferuar të japë asnjë detaj, por zbuloi karakteristikat që duhet të ketë mashkulli i jetës së saj: “Mua nuk më pëlqen të flas për jetën time private, pasi derisa quhet e tillë dua ta ruaj vetëm për veten time. Nuk kam asnjë karakteristikë për mashkullin ideal. Mjafton të jetë njëri i mirë dhe besnik. Nuk më ka rastisur asnjëherë të kem në krah një mashkull xheloz. Unë besoj tek dashuria. Megjithatë xhelozinë posesive nuk e dua, pasi nëse ndodh do të kishte përplasje”.

Por duke qenë se numëron mijëra ndjekës në rrjetin social Instagram, Gea rrëfen edhe propozimet që i kanë ardhur nga fansat: “Kam pasur shumë mesazhe në faqen e Instagramit. Fansat kanë arritur deri aty sa më kanë propozuar për martesë. Më kanë ardhur komente nga më të ndryshmet, të cilat kapërcejnë kufijtë e arsyes”.

Por, a do të zhvishej Gea për një shumë të konsiderueshme parash?

“Jo. Nuk do të zhvishesha kurrë, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për një shumë të madhe parash”.

/TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori