LAJMI I FUNDIT:

“Intensifikohen bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit”

“Intensifikohen bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit”

Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias me 30 mars do të kenë takim të përbashkët në Vjenë me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara Matthew Nimetz në përpjekje për t’i afruar qëndrimet për gjetjen e zgjidhjes së emrit.

Në ndërkohë, ministri grek do të vizitojë të enjten Maqedoninë, ku do të merren në konsidertatë përmbajtja e dy projekt-marrëveshjeve, atë që Maqedonia dërgoi në Greqi dhe atë që Greqia e dërgoi në Maqedoni. Të dyja këto projekt-marrëveshjet përmbajnë zgjidhjet e mundshme të mosmarrëveshjeve të kësaj çështje, në atë që tha Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov se ka dallime.

“Projekt-marrëveshje e dërguar nga Greqia për momentin po analizohet. Gjithmonë kur komunikojmë nëpërmjet mediumeve gjendja vështirësohet. Qartë them se ka dallime dhe nëse mendojmë sebashku për një qëllim do të arrijmë që t’i kalojmë dallimet”, theksoi Dimitriov.


Kryeministri Zoran Zaev vërtetoi se projekt-Marrëveshja ka arritur në Shkup, po ashtu edhe ajo e Maqedonisë është dërguar në Athinë.

Më herët në mediumet greke është theksuar se në projekt-marrëveshjen e Greqisë bëhet fjalë për pesë propozime që janë dërguar Shkupit. Bëhet fjalë për “Republika e Maqedonisë Veriore”, “Republika e Maqedonisë së Re”, “Republika e Epërme e Maqedonisë”, “Republika e Maqedonisë së Vardarit”, “Republika e Maqedonisë (Shkupi)”./Telegrafi/.