LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: VV-ja e ka përdorur për qëllime politike vdekjen e Astrit Deharit

Hoxha: VV-ja e ka përdorur për qëllime politike vdekjen e Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka theksuar se ajo ka bërë çdo gjë që ka qenë në kompetencën e saj për ta zbardhur rastin e vdekjes së ish – aktivistit së kësaj lëvizje, Astrit Dehari.

Ajo në foltoren e Kuvendit ka thënë se VV-ja është ithtare e idesë se qëllimi e arsyeton mjetin.

“Nuk e kuptoj se si e përdorni çdo mjet duke përfshirë edhe këtë vdekje për përfitime politike. Pse duhet të jeni destruktiv. Nëse ju do të pyeteshit Kosova nuk do ta nënshkruante as Marrëveshjen e Rambujes, e cila doli ndryshe nga ajo që menduat dhe u bazuar në konspiracion”, ka shtuar Hoxha.


Sipas saj, në lidhje me interpelancën e sotme, më duhet të them se është për keqardhje sa larg mund të shkojnë disa individë, që për qëllime politike të keqpërdorin vdekjen e dikujt.

“Albin Kurtit po i duhet një kauzë personale për të hequr vëmendjen nga partia e tij, ku kohët e fundit kanë shpërthyer akuza dhe kundërakuza nga ish-anëtarët e saj”, ka theksuar Hoxha. /Telegrafi/