LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhen dy anëtarë të Bordit të ZRRE-së

Zgjidhen dy anëtarë të Bordit të ZRRE-së

Deputetët me vota të fshehta kanë zgjedhur dy anëtarë të Bordit të ZRRE-së, Selman Hotin me 75 vota dhe Izet Rushiti me 56 vota.

Dy kandidatët tjerë Bekim Jakupi mori vetëm 27 vota dhe Fadil Ismajli 33.

Ndërkaq, ka dështuar të zgjidhet një anëtari i Bordit të RTK-së nga radhët e shumicës shqiptarë, ku Çun Lajçi ka marrë 28 vota, Shkodran Tolaj 45, që nënkupton që asnjëri nga dy kandidatët nuk i kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur, gjë që çon në rihapjen e konkursit për këtë pozitë.


Ndërsa, Mariana Amdamoviq Simiq nga radhët e komunitetit serb është zgjedhur anëtare e Bordit të RTK-së me 55 vota, kurse kundërkandidati i saj Nebojsha Periq ka marrë vetëm 2 vota.